Kurti: Prioritet i qeverisë është mbrojtja sociale e qytetarëve

Kurti: Prioritet i qeverisë është mbrojtja sociale e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar reformë të thellë të Qendrave për Punë Sociale në vend.

Në konferencën e dytë nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale, Kurti  tha se në qendër të kësaj konferencë, do të jenë punojësit social në sistemin e mbrojtjes sociale në Kosovë dhe realizimi i të drejtave sociale të qytetarëve.

“Ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të mbrojtjes sociale, kërkon angazhim aktiv të punojësve social. Ata me angazhimin e tyre të përditshëm i mbështesin qytetarët në ballafaqim me problemet sociale dhe në tejkalimin e tyre. Njëkohësisht i shërbejnë edhe vendit, për të përparuar në aspektin social”, ka thënë Kurti.

Për këtë arsye, Kurti tha se përmes shtimit të kapaciteteve do të fuqizohen këto qendra.

“E kemi projektligjin për shërbime sociale, i cili parasheh reformë të thellë të qendrave për punë sociale. Për këtë kemi bashkëbiseduar me shumë nga ju në takimet e mëhershme”, ka thënë ai.

Related Articles