Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se për marrëveshjen e 18 marsit në Ohër, duhet të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës.
I pyetur se a do të ratifikohet kjo marrëveshje në kuvend, Kurti tha se “besoj se tash topi nuk do të duhej të ishte të Kosova”, teksa kërkoi kontributin e të gjithëve për këtë.
“Topi është në anën e Serbisë, pse nuk po nënshkruan ajo”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se në vend se diskutimi, sipas tij, të bëhej se “pse nuk po e nënshkruan Serbia marrëveshjen”, diskutimi po bëhet se “kur do të themelohet Asociacioni”.
“Andaj, është e rëndësishme që t’i qëndrojmë besnikë interesave shtetërore të popullit tonë, sepse ne kemi qenë kreativ”, tha ai.