Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat arrijnë të kapin para të gatshme, gjësende me vlerë e pajisje të ndryshme, por jo gjithmonë arrijnë të ikin siç e planifikojnë, raporton Gazeta Enigma.
Kështu ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, te restoranti ‘Holiday’ në Vraniq të Gjakovës, ku hajnat kanë vjedhur mbi 10 ullukë dhe pajisje të tjera nga objekti, por këtë herë janë kapur nga syri i një kalimtari, i cili njoftoi Policinë.
Të gatshëm për ta çuar deri në fund planin e tyre, tre të dyshuar u arrestuan në flagrancë nga Policia dhe më pas u shoqëruan në stacion policor për intevristim.
Ndërkohë njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet dëmi që është shkaktuar nga hajnat në objektin e restorantit.