Presidenca ia huq, nuk vjen Escobar nesër

Presidenca ia huq, nuk vjen Escobar nesër

Presidenca e Kosovës ka bërë një gabim teknik gjatë ditës së sotme.

Ajo ripërsëriti njoftimin e javës së kaluar mbi ardhjen e Gabriel Escobar në Prishtinë.

Përmes një reagimi në “Facebook”, nga presidenca kanë kërkuar falje, duke thënë se ishte lëshim teknik.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se sot si rrjedhojë e një lëshimi teknik është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar: Agjenda mediale e Presidentes Osmani për datën (17 mars 2023)”, thuhet në sqarimin e publikuar.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Related Articles