Kryeministri , Albin Kurti, priti në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Slagjana Pantiq.
Gjatë këtij takimi, Kurti nënvizoi se zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë.
Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova. Pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit”, deklaroi Kurti.