Dhunë në një familje në Shtërpcë: Babai e rrah dhe e kërcënon të birin, përfundon në pranga

Dhunë në një familje në Shtërpcë: Babai e rrah dhe e kërcënon të birin, përfundon në pranga

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Shtërpcë, ku një person burrë dyshohet se për të disatën herë me radhë ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, për çka i riu u detyrua ta denoncojë në Polici.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima ka kërkuar ndihmë pasi nuk ndjehet i sigurt që të jetojë me babain, i cili i ka shkaktuar frikë dhe shqetësim të madh, për shkak të problemeve të vazhdueshme që kanë pasur mes vete.

Bazuar në dëshminë e tij, babai i tij dyshohet edhe ta ketë kërcënuar seriozisht, prandaj ka vendosur që ta raportojë, me ç’rast ka rrëfyer motivin dhe detajet e asaj që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Related Articles