Kosova dhe Andorra do të përballen sot në kuadër të Grupit I për kualifikimet e Kampionatit Europian “Euro 2024”, shkruan Gazeta Enigma.
Kosova në këtë ndeshje vjen pas barazimit 1-1 me Izraelin në Tel Aviv.
Kurse, Andorra vjen në këtë ndeshje pas humbjes si vendas ndaj Rumanisë.
Kosova dhe Andorra do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shtëpia europiane e futbollit, UEFA para secilës ndeshje bën sondazhe se cila skuadër do të fitojë.
Në sondazhin e fundit Kosova cilësohet si favorite me 85 % të votave, kurse për fitoren e Andorrës kanë fituar vetëm 11%.
Për barazim kanë votuar vetëm 4%.