Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është duke vazhduar trajtimi i pacientëve me sëmundje të ndryshme por edhe i atyre të prekur me COVID-19.
Sipas njoftimit në këtë spital aktualisht janë të shtrirë 21 pacientë të infektuar me coronavirus.
Nga ta 12 pacientë janë në oksigjenoterapi, dhe 5 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.
Në trajtim me CPAP nuk është duke u trajtuar asnjë pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 pacientë. /Gazeta Enigma/