Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sa i përket procesit të vaksinimit tha se janë në diskutime të vazhdueshme me prodhuesit, raporton Gazeta Enigma.
“Procesi i negocimit te ne ka filluar në fund të vitit të kaluar dhe për çdo vaksinë që ka një afat skadence të shkurtë dhe e cila bëhet në bazë të kërkesave nga shtet përkatëse, kompanitë prodhojnë aq sa negociojnë shtetet dhe fatkeqësisht është një konstatim se shteti jonë është vonuar të filloj negociatat si duhet”, ka thënë Vitia.
Vitia ka shtuar se në asnjë moment nuk do të ketë vonesa në ardhjen e vaksinave.
“Ne do ta arrijmë synimin tonë të vaksinimit të 60% të qytetarëve deri në fund të vitit”, tha Vitia duke theksuar se janë duke hartuar planin e ri për procesin e vaksinimit.
“Plani është para përfundimit dhe nga 15 qershori do të hyjë në fuqi, ku nga 15 qershori do të filloj vaksinimi në masë ku do të shtojmë edhe numrin e ekipeve të vaksinimit”, u shpreh Vitia.