E denoncon partnerin, thotë se ai e kërcënoi që do t’ia dhunojë vajzën

Një rast i rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka raportuar se personi me të cilin ishte duke bashkëjetuar e kishte ofenduar dhe e ka kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur.

Policia njofton se kjo kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje,

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Fushë Kosovë, 01.04.2023-08:00.Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar, si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.” / Gazeta Enigma.

Related Articles