Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova janë duke marrë pjesë në Marshin për Drejtësinë, që u organizua nga platforma “Liria ka emër”.
Ky marsh po mbahet në sheshet e Prishtinës dhe aktualisht të gjitha ato janë të stërmbushura prej qytetarëve.
Përmes pankartave “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë popullo”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, qytetarët janë duke bërë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Ndaj tyre do të nisë nesër gjykimi në Dhomat e Specializuara, ndërkohë qytetarët janë shprehur se besojnë në luftën e drejtë të UÇK-së.
Në këtë marsh kanë marrë pjesë edhe parti të ndryshme politike, shoqëri civile dhe personalitete të shquara bashkë me bashkësitë fetare.