Një 11-vjeçar ka vdekur të dielën pasdite në fshatin Treboviq të komunës së Pejës.
Të dielën pasdite një 11-vjeçar ka vdekur në fshatin Treboviq të Komunës së Pejës, shkruan Gazeta Enigma.
Zëdhënësi rajonal i Pejës Driton Rugova, ka bërë të ditur se viktima kishte rënë nga ballkoni i një shtëpie.
Rugova tha se fëmija kishte arritur në spital pa shenja jete.
“Me datë 02.04.2023, rreth orës 15:30, Policia është informuar ne në fshatin Treboviq- Pejë, ka ndodhur një incident, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie tek të cilët së bashku me nënën e tij kishin shkuar si mysafir. Fëmija është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo sipas ekipit mjekësor fëmiu në spital ka arritur pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë ne vendngjarje dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit trupi i pajetë i viktimës iu është kthyer familjarëve për ceremoni mortore dhe rasti cilësohet Hetim i vdekjes”, tha Rugova.