Blend Krasniqi, debutuesi i fundit te Gjilani, ja sa futbollistë u aktivizuan nga akademia te ‘kuqebardhët

Blend Krasniqi, debutuesi i fundit te Gjilani, ja sa futbollistë u aktivizuan nga akademia te ‘kuqebardhët

SC Gjilani të shtunën ndaj Ballkanit aktivizoi disa lojtarë të rinj nga akademia, lojtari i fundit që debutoi me skuadrën gjilanase është mesfushori Blendi Krasniqi, raporton Gazeta Enigma.

Krasniqi është i grumbulluar nga trajneri Zekirija Ramadani në stërvitje me ekipin e parë në sezonin pranveror dhe ka debutuar ndaj një kundërshtari mjaft të vështirë siç është Ballkani.

Debutimi i Krasniqit nga akademia e klubit nuk është i vetmi, pasi deri tani trajneri Zekirija Ramadani i ka besuar edhe lojtarëve si Leart Shkodra, Erzen Hyseni, Olition Bilalli, Redon Ismajli dhe Erlis Xhemajli.

Kujtojmë që nga shkolla e Gjilanit janë edhe Ardion Bllaca, Edison Kqiku dhe Arbnor Ramadani të cilët po ashtu janë pjesë e ekipit të parë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles