Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka paralajmëruar Qeverinë se do të inicojë proces hetimor ndaj saj se ka manipuluar me numrin e vdekjeve nga COVID-19.
Ai ka thënë Qeveria Kurti ka manipuluar me numrat e të vdekurve.
“Kryeministër dhe këta deputetë tu prej datës 22 mars kur e ke marrë qeverinë, duke e manipuluar numrin prapë kanë vdekur 480 qytetarë të Kosovës, duke e manipuluar numrin e rasteve të vdekjes duke u përpjekur ta fshehin. Do të iniciojmë proces hetimor”, ka thënë ai.