Gjilani mposht Llapin në Podujevë dhe bën një hap drejt finales së Kupës së Kosovës

Gjilani mposht Llapin në Podujevë dhe bën një hap drejt finales së Kupës së Kosovës

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1-2 ndaj Llapit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ndeshja nisi më mirë për Gjilanin që kaluan në epërsi me Granit Jasharin në minutën e 7-të.

Mysafirët nuk u ndalën duke shënuar për 0-2 me mbrojtësin e krahut Përparim Islamin në minutën e 17-të.

Golin e vetëm për Llapin e shënoi Trimnor Selimi në minutë ne 37-të.

Ndeshja e kthimit luhet më 19 prill në Gjilan./GAZETA ENIGMA/

Related Articles