54 aksidente kanë ndodhur në Kosovë gjatë njëzetekatër orëve të fundit, raporton Gazeta Enigma.
Asnjë prej këtyre aksidenteve nuk përfundoi me fatalitet, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkaq 13 aksidente përfunduan me të lënduar e 41 të tjera me dëme materiale.
Për shkak të mos zbatimit të rregullave të komunikacionit, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 882 gjoba.