Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se më 31 mars kanë arritur marrëveshje me një kompani për mirëmbajtjen e plotë të rrugës Prishtinë-Gjilan.
“Segmenti është mirëmbajtur deri në Llabjan nga një kompani, tani kompania tjetër mirëmban pjesën tjetër. Përveç gropave në zonën e Liqenit të Badocit ka edhe rrëshqitje të dheut”.
“Tani do të kemi sanim gjithëpërfshirës, përfshirë gropat dhe dheun që rrëshqet”.
Aliu ka përmendur se do të ketë ndërhyrje edhe në urën që ndodhet te liqeni.