Një rast ekstrem racizmi ndaj një familjeje shqiptare është raportuar në mediat italiane.
Një i moshuar italian për vite me radhë përdorte deklarata diskriminuese ndaj fqinjëve të tij shqiptarë.
72-vjeçari siç duket nuk është mjaftuar me kaq, por kryente veprime frikësuese, si ato të kavanozave plot me fekale apo një mi i ngordhur i vendosur në trotuar. Për plot 14 vite i moshuari kishte persekutuar fqinjët e tij në Baricella, në provinca e Bolonjës.
Karabinerët ndaluan italianin, nën akuzën e përndjekjes ndaj një familjeje të huajsh, burri shqiptar, dhe gruas rumune, si dhe djalin e tyre 8-vjeçar. Ishte gruaja ajo që kërkoi ndihmë nga karabinierët shkurtin e kaluar, kur u paraqit në kazermë për shkak se qëndrimi i të moshuarit kundrejt tyre ishte përkeqësuar me kalimin e kohës. Bashkëshortja e shqiptarit kishte raportuar në polici dhe një rast të ndodhur në 2020-ën, kur i moshuari i kishte kërcënuar duke i drejtuar një kaçavidë. Tashmë italiani duhet të ruajë distancë prej 500 metrash me familjen e shqiptarit, ndërsa është në mbikëqyrje policore.