Kryetarajneri i Llapit, Tahir Batatina ka shkruar se skuadrave të futbollit në Kosovë po i humb durimi për shkak se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit nuk po e licencon Federatën e Futbollit e Kosovës, licencim i cili ia mundëson klubeve që ta shfrytëzojnë ligjin për Sponsorizim, raporton Gazeta Enigma.
Batatina ka shkruar se nëse nuk licencohet FFK-ja, e vetmja mundësi është që t’i ndërpresin garat.
Ai thotë se MKRS-ja nuk po i respekton njerëzit që po kontribuojnë në futbollin kosovar.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Tahir Batatinës: