Autoritetet italiane kanë arrestuar një 59-vjeçar italian pasi ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të Teatrit Govi. Fillimisht ata janë konfliktuar me fjalë, e më pas sherri ka agravuar duke qëlluar ndaj shqiptarit tre herë me armë.
59-vjeçari, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, u largua nga vendngjarja, por u arrestua pak kohë më vonë nga policia.
I riu shqiptar ndodhet i shtruar në spital, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.