Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Dhunimi” në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.
Një grua në Gjilan ka raportuar se kur kishte hipur në një “taxi” për t’u kthyer në shtëpi, shoferi e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe e kishte ngacmuar seksualisht.
I dyshuari është arrestuar e më pas është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM, Gjilan 18.04.2023-05:15.Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”