Gjykata e Apelit merr vendim, tetë mjekë në gjyq për vdekjen e Maradonës

Gjykata e Apelit merr vendim, tetë mjekë në gjyq për vdekjen e Maradonës

Gjykata e Apelit në Argjentinë konfirmoi të martën se do të nisë një gjyq kundër tetë profesionistëve mjekësorë të akuzuar si përgjegjës për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, sipas mediave argjentinase.

Neurokirurgu Leopoldo Luke, psikiatri Agustina Kosacov dhe gjashtë të tjerë paraqitën një apel kundër vendimit të gjykatës në vitin 2022 për të nisur një gjyq kundër tyre për vrasje me rrethana potencialisht rënduese.

Tetë të pandehurit apeluan në një gjykatë në San Ysidro, në veri të Buenos Aires, në lidhje me seriozitetin e akuzave, duke argumentuar se ata duhet të akuzohen për vrasje.

Prokuroria akuzon mjekët se kanë marrë pjesë në trajtimin në shtëpi “të pamatur” dhe “të pamjaftueshëm të mirë” të pacientit. Data e fillimit të procesit nuk është përcaktuar.

Maradona vdiq në nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare.

Ai u gjet i vdekur në shtrat dy javë pas operacionit në një shtëpi në Buenos Aires. U konstatua se ai vdiq nga një atak në zemër.

Related Articles