Kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës (PKS), Aleksandër Jabllanoviq nuk do të garojë për kryetar të Komunës së Leposaviqit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.
Tërheqja e PKS-së nga gara zgjedhore vjen si pasojë e presionit të madh që po u bëhet serbëve të Kosovës nga Beogradi Zyrtar.
Kujtojmë se avokati nga Beogradi, Ivan Niniq ka thënë se ata serbë që nuk mbështesin Listën Serbe vazhdojnë të persekutohen nga regjimi i Alekasandar Vuçiqi, shërbimet e sigurisë dhe Milan Radoiçiqi.
Për këtë ai ka përmendur arrestimin e një ish-zyrtari serb të Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar nga shërbimi serb i sigurisë.
Ndryshe, dorëheqjet e katër kryetarëve në veri të vendit që erdhën si shenjë revolte kundër vendimit për targa çuan në vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpalljen e zgjedhjeve.