Kurti viziton BIK-un për Fitër Bajram, çmon rolin e tyre për çështjen kombëtare

Kurti viziton BIK-un për Fitër Bajram, çmon rolin e tyre për çështjen kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku u prit nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Nga aty, Kurti uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit, ndërkaq kërkoi që solidariteti të mos jetë i kufizuar vetëm për muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Sot në ditën e Fitër Bajramin bashkë me kolegë nga Qeveria erdhëm që t’ia urojmë këtë festë të madhe që vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me të cilën besimtarët kanë treguar përkushtim dhe sakrificë. Ne urojmë që përkushtimi për anën shpirtërore gjatë jetës dhe solidariteti farefisnor të mos jetë i kufizuar vetëm gjatë këtij muaji por gjatë tërë jetës”, tha Kurti.

Ai në këtë vizitë ka kujtuar rolin, sipas tij të madh, historik e shoqëror të BIK-ut në historinë e re të Kosovës.

“Te medreseja janë organizuar shumë mbledhje e takime, të cilët edhe i kanë strehuar veprimtarët politikë por edhe kanë mundësuar tubime ku janë mbajtur diskutime e vendime të rëndësishme për zhvillimet politike të asaj kohe. E dimë që nga lufta e fundit 37 imamë i kemi dëshmorë të kombit sot”, është shprehur Kurti.

Related Articles