Afrim Shahini ka thënë se Drita nuk do të dorëzohet deri në fund në garën për titull të kampionit. Ai ka thënë se futbollistët e Dritës merituan pikët e plota në përballjen kundër Prishtinës.
“Në pjesën e parë luajtëm më mirë dhe krijuam më shumë raste shënimi, ndërsa nganjëherë rezultati ta imponon që ta ruash epërsinë dhe të kërkosh golin e dytë nëpërmjet kundërsulmeve. Luajtëm lojë të mençur. Futbollistët luajtën aq sa u desh për t’i fituar pikët e plota. Ne nuk do të dorëzohemi deri në fund të kampionatit dhe do ta kërkojmë titullin deri në fund. Do t’i marrim ndeshjet një nga një duke pritur edhe gabimin e rivalit për titull”, ka thënë Shahini.
Shahini udhëhoqi Dritën pas dorëheqjes së Arsim Thaqit nga posti i trajnerit. Drita ende nuk ka gjetur zëvendësues të Thaqit.
Skuadra gjilanase udhëheq në tabelë, por Ballkani ka një ndeshje më pak.