Në katër komunat veriore sot po mbahet zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Për të shkuar gjithçka mbarë në procesin e zgjedhjes së udhëheqësve komunalë atje, policia, Prokuroria e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë hartuar një plan të përbashkët.
Sipas organeve të rendit, për të realizuar një proces të qetë dhe të suksesshëm zgjedhor janë angazhuar një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë.
“Synimi i PK-së si çdo herë mbetet, që përmes realizimit të detyrave në mënyrë profesionale të garantojë ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, të ndërmarrë veprime parandaluese ndaj dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend”, njofton policia.
Policia inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo rast kundërligjor që ndërlidhen me sigurinë dhe procesin zgjedhor.
“raportime këto të cilat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.