Drilon Hajrizi për Gazetën Enigma: Iu premtoj Torcidave që do të luftojmë deri në sirenën e fundit që të arrijmë në finale

Drilon Hajrizi për Gazetën Enigma: Iu premtoj Torcidave që do të luftojmë deri në sirenën e fundit që të arrijmë në finale

Basketbollit kosovar iu është kthyer entuziazmi në tribina dhe në parket në këtë sezon.

Faza e play-off-it është pjesa e cila jep më së shumti spektakël nga skuadrat në parket dhe nga tifozët në tribina.

Skuadra e parë që e ka siguruar finalen është KB Peja e cila e ka eliminuar KB Yllin.

Finalisti tjetër do të bëhet i ditur gjatë kësaj jave, pasi në katër ndeshjet e para KB Trepça dhe KB Prishtina, i kanë dhuruar emocione publikut duke i lën në ankth deri në sekondat e fundit.

Ndeshja e pestë do të luhet në kryeqytet për t’u vendosur finalisti, pasi ndeshjen e katërt, KB Trepça triumfoi në palestrën Minatori për ta barazuar serinë në 2:2.

Basketbollisti i KB Trepçës, Drilon Hajrizi në një intervistë për Gazetën Enigma ka folur para ndeshjes finale ndaj KB Prishtinës.

Në katër ndeshjet e para qendra Drilon Hajrizi i ka shënuar 32 pikë dhe 23 kërcime, duke qenë gjithmonë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm për skuadrën mitrovicase.

Drilon Hajrizi thotë se katër ndeshjet e para ka qenë të ndryshme me njëra-tjetra. Ai thotë se ekipet qe kanë qenë më të fokusuara kanë triumfuar.

Këto katër ndeshje kanë qenë ndeshje shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Secila ndeshja ka pas specifikat e veta, ndeshje të cilat janë përgatit mirë nga dyja palët dhe kanë qenë të nivelizuara shumë, epiket të cilat qëndrimin më të fokusuara në fund kanë fituar”,  thotë Drilon Hajrizi pë Gazetën Enigma.

Hajrizi, 203 cm i gjatë, thotë se nëse qëndrojnë të fokusuar deri më momentet e fundit munden që t’ia dalin mbarë. Sipas tij, gjasat janë të barabarta për të kaluar në finale.

Të gjitha ndeshjet besoj besoj që i kemi pas shanset tona, por edhe në këtë lojë nëse angazhohemi dhe qëndrojmë të fokusuar në lojë deri në momentet e fundit, mundemi me ia dalë mbarë. Shanset për të kaluar në finale janë 50 me 50”, vlerëson basketbollisti mitrovicas.

32-vjeçari thotë se presioni nuk do të jetë si në palestrën Minatori përpara tifozëve të tyre në ndeshjen e pestë. Ai thotë se kjo do të jetë një përparësi për ta.

 “Jemi profesionist do të mundohemi të përgatitemi edhe në anën psikologjike. Presioni nuk është si në palestrën Minatori, kjo është përparësia në dallim me Prishtinën në Minatori”, shprehet ai.

Sipas Hajrizit, Trepça do të mundohet ta sulmojë Prishtinën dhe të mbrohen mirë, skuadra mitrovicase veçse i kanë filluar përgatitjet anti-Prishtina.

Përparësitë dhe mangësitë i kemi të dyja ekipet po mundohemi t’i sulmojmë ato në çdo lojë edhe ne edhe ata, tashmë veçse kemi filluar të përgatitemi për lojën e pestë, të shikojmë se si do vendosim t’i sulmojmë dhe të mbrohemi”, thotë Drilon Hajrizi.

Krejt në fund, Drilon Hajrizi ka një mesazh për tifozët e Trepçës, për ndeshjen e pestë.

“Mesazhi im për Torcidat është që do të luftojmë deri në sirenën e fundit që ta arrijmë finalen, shpresoj që edhe fati është me ne”, thotë Drilon Hajrizi i motivuar përpara përballjes ndaj KB Prishtinës.

Kujtojmë që ndeshja e pestë finale mes Prishtinës dhe Trepçës është paraparë të luhet të dielën, por me këtë vendim të FBK-së nuk është pajtuar KB Trepça e cila ka paraqitur ankesë për ta ndërruar orarin e kësaj ndeshje.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles