Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është kthyer sërish në protagonist me skuadrën e tij, Al-Khalej në sfidën kundër Al-Feiha.
Në minutën e 23’, 32-vjeçari shndërroi në gol një penallti, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, me rezultatin që vazhdon të qëndrojë 0-1.
Ky është goli i nëntë i Cikalleshit me skuadrën e AL-Khaleej për këtë kampionat në të gjitha kompeticionet.