Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Chelseat po del të jetë shumë interesante, raporton Gazeta Enigma.
Që në minutat e para të dy skuadrat kishin rastet e veta.
Fillimisht në minutën e tetë të takimit, portieri Ederson, jep një pasim nga porta në portë për Raheem Sterling, por anglezi dështoi të shënojë.
Pas këtij rasti lojën në dorë e mori Chelsea duke krijuar tri raste të mira, që tria për gjermanin Timo Werner.
Në rasti e parë, gjermani tentoi të gjuajë, por që nuk arriti ta godas topin edhe pse ishte afër portës.
Në minutën e 14-të ishte rasti tjetër, kur Werner godet, por në vend ishte Ederson, duke shpëtuar gol të sigurt.
Një minutë më pas sërish i njëjti lojtar, gjuaj, por goditja ndalet nga mbrojtja. /Gazeta Enigma/