17 vjeçari nga Kosova rekrutohet nga forcat ajrore amerikane

17 vjeçari nga Kosova rekrutohet nga forcat ajrore amerikane

17-vjeçari nga Ferizaj, Jon Musliu, është rekrutuar nga Akademia e Forcave Ajrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Musliu tha se kur e ka marrë emailin se është pranuar, atij i është dukur e pabesueshme.

“Kjo eksperiencë besoj ja ka vlejtur dhe jam i kënaqur që kam mundur ta çoj deri në fund, domethënë të siguroj një vend aty. Normal që kur e kam parë për herë të parë, kam qene shumë i gëzuar. Kam pritur të më vij një email i tillë, por unë u habita shumë dhe isha shumë i gëzuar”, tha Musliu për Abcnews.

17-vjeçari në një intervistë për Abcnews ka treguar edhe për sfidat që i ka kaluar për t’u përzgjedhur.

“Ka qene konkursi i hapur i FSK dhe ka qene një marrëveshje me Amerikën. Aty kam aplikuar dhe kam kaluar shumë sfida, vështirësi, sepse kemi pasur shumë teste të përgjithshme dhe të gjuhës angleze, matematikës, teste fizike. Edhe më pas kemi pasur për t’u përgjedhur disa finalista prej Kosovës, që të vazhdojnë për më tej dhe me nxjerr dikë më të mirë. Prej atyre testeve kam mundur të dal i pari dhe të siguroj një vend në Akademinë e Forcave Ajrore në Amerikë”, tha ai.

Related Articles