Ka nisur seanca e radhës ndaj ish-ushtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.
Në këtë seancë, i pranishëm në sallë përsëri nuk ishte Shala.
Zyra e Prokurorisë sot do të vazhdojë me pyetjet kryesore, e më pas pyetje do të bëjë edhe mbrojtësi i viktimave por edhe pala mbrojtëse.
Dëshmitari, i cili është i mbrojtur, tha se gjatë qëndrimit të tij në qendrën e ndalimit nuk kishte gjithë kohën ndonjë shtrat ku të flinte, ndërsa menjëherë pas kësaj, seanca kaloi në private.