Partitë pro-ruse në Mal të Zi iniciojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës.
Kështu, Fronti Demokratik pro-rus, i cili ka pushtet absolut në komunën e Zetës, ka marrë vendim për miratimin e një deklarate, me të cilën siç thanë përfaqësuesit e saj, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të vlejë në atë territor.
Komuna e Zetës, e cila është më e reja në Malin e Zi dhe që ndodhet në rrethinën e pabanuar të kryeqytetit malazez, Podgoricë, do ta shprehë mendimin e saj për këtë dokument në seancën e fundit të majit.
Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviçit, e cila në gusht 2020 humbi zgjedhjet nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja URA