Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luadn Dalipi e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në bazë të deklarimit Dalipi po del të jetë mjaftë i pasur.
Vetëm një shtëpi atij i kushton 950 mijë euro, dhe një banesë me vlerë prej 110 mijë eurove, ndërsa ka edhe një depo dhe një garazhë.
Shefi i Stafit të Kurtit ka edhe dy vetura, njëra prej të cilave ka vlerën e 35 mijë eurove, ndërsa tjetra i kushton rreth 8 mijë e 500 euro.
Ai ka deklaruar para të ruajtura në banka emër të tij dhe bashkëshortes ka deklaruar mbi 60 mijë euro.