Klubi Futbollistik “Drenica” sezonin 2022/23 do ta mbajë në mend shumë gjatë.
Skuadra drenicase pas 23 viteve i ka dhënë lamtumirë Superligës së Kosovës në futboll pasi që ka rënë në një kategori më poshtë, raporton Gazeta Enigma.
“Kuqezinjtë” numërojnë në Superligë 728 ndeshje zyrtare deri më tani që nga vitit 2000.
Gazetari dhe komentatori i futbollit, Arbon Flugaj, ka publikuar statistikat e Drenicës në elitë që nga gushti i vitit 2000 e deri te humbja e sotme ndaj Trepçës ’89,
Këto janë statistikat e Drenicës:
728 ndeshje ????
267 fitore ✅
163 barazime ????
298 humbje ❌
918 gola të shënuar ⚽
967 gola të pranuar ????
/Gazeta Enigma/