Emisari Miroslav Lajçak pas takimit që mbajti me kryeministrin Kurti në Qeveri tha se qëllimi i vizitë së tij është që te dakordohen për hapat e ardhshëm të dialogut.
Ai tregoi se do të ketë një takim në Bruksel Bislimi-Petkoviq, derisa njoftoi se pas Prishtinës do të shkojë edhe në veri të vendit për të kuptuar situatën atje
“Ne kemi marrëveshjen dhe aneksin, prandaj duhet të kemi një mirëkuptim të qartë, hapi i parë, i dytë dhe i tretë. Ky është qëllimi. Në këtë pasdite do të shkoj edhe në veri të Kosovës. Dua të kem një pikëpamje të dorës së parë të situatës atje dhe shpresoj që të ketë një zgjidhje politike për t’u fokusuar plotësisht në normalizim”.
“Ne mund të kemi vetëm normalizim ose konfrontim. Ne definitivisht do të fokusohemi në normalizim, prandaj duhet të shmangim një deeskalim apo konfrontim”.
Lajçak tha se do të dëgjohë edhe perspektivën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza. Emisari europian u pyet edhe për Asociacionin dhe atë se çka është e pranueshme për BE-në. “Lehtësuesit janë për të gjetur një mes dhe këtë saktësisht do të bëjmë këtë. Ajo që është e pranueshme për BE-në është e bazuar në normat dhe vlerat europiane, që janë në përputhje me modelet ekzistuese europiane”.
Lajçak nuk deshi të përgjigjet në disa pyetje të gazetarëve, duke thënë se në këtë pikë nuk dëshrion të dërgojë mesazhe. Pas Kosovës, Lajçak do të shkojë edhe në Serbi