Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor
Këto komente, Kurti i bëri gjatë konferencës “Balkan Dialogues Initiative”.
“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane”.
“Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga Procesi i Berlinit”, tha Kurti.
Më tej, ai theksoi se në dialogun me Serbinë, Kosova është pala konstruktive dhe kreative.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”.
Ndërkaq, kreu i ekzekutivit foli edhe për të drejtat e pakicave, duke thënë se është Kushtetuta e Kosovës ajo e cila u garanton atyre të drejta.