Nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Sipas masave të reja të miratuara në mbledhjen e Qeverisë së Kosovë, nga sot do të hiqet ora policore dhe do të zgjatet orari i punës për sektorin e gastronomisë deri në orën 23:00.
Po ashtu në të këtij vendimi qytetarët lejohen të mos e bartin maskë në rastet kur janë duke ecur vetëm në rrugë.