Futbollisti i Prishtinës Mërgim Pefqeli nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Prishtinës për sezonin e ardhshëm, njofton lojtari në fjalë.
Largimin nga Prishtina, e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
Pefqeli ka thënë se nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me klubin që i ka skaduar pas triumfit në Superligën e Kosovës.
“Përmes këtij postimi, dua të ju njoftoj që nuk jam më pjesë e klubit futbollistik ‘Prishtina duke mos arritur akord për të vazhduar marrëveshjen e bashkëpunimit”, ka shkruar ndër të tjera Pefqeli, i cili u kthye te Prishtina vitin e shkuar nga Llapi, Sinjali Sport.