Rami Hadar do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Kosovës në basketboll.
Siç merr vesh Klankosova.tv marrëveshja me të është arritur dhe do të zyrtarizohet nesër.
Hadar arriti vetëm disa muaj më parë në Kosovë, duke arritur të fitonte titullin me skuadrën e Pejës.
Peja e mposhti Trepçën në serinë e finaleve me rezultat 3-2, të enjten mbrëma.
Hadar do ta drejtojë Kosovën në parakualifikimet për Eurobasketin që do të mbahet në vitin 2025.
Dardanët janë në grupin H, teksa do të nis përballjet nga raundi i tretë i parakualifikimeve.
Kosova është në grupin H me Zvicrën dhe Danimarkën.
Raundi i tretë i parakualifikimeve do të zhvillohet për gjashtë ditë, nga 19 korrik deri më 5 gusht.
Kjo është hera e parë që Kosova do të luajë me Zvicrën, ndërsa me danezët është përballur së fundi, ku Dardanët kanë një fitore 78:73 dhe një humbje 105:71.