Besmir Ademi nga komuna e Mitrovicës është i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij Jetmira Beka.
Sipas familjarit të viktimës, i dyshuari vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës.
Jetmira Beka u privua nga jeta në moshën 28-vjeçare nga ish-burri i saj, të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë. Lidhur me rastin tragjik, ka folur Xh.B., familjar i viktimës.
Xh.B., deklaroi se 28-vjeçarja kohët e fundit ishte ndarë me burrin e saj 37-vjeç dhe se i njëjti vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Në momentet kritike, ai tha se viktima kishe qenë me motrën e saj e cila poashtu është plagosur me thikë në dorë nga i dyshuari.
Ai deklaron se krimi ndodhi në sytë e motrës 18-vjeçe.
“E ka vra në sy të motrës, motrën 18-vjeçe e ka plagos. Në tentim me ndal dhunën-aktin, e ka plagosë edhe atë”, tha ai për Gazetën Express.