Gazeta Enigma raportoi sot për një vetaksident ku u përfshi një grua, raporton Gazeta Enigma.
Për këtë rast, Policia ka dhënë detaje.
“Me datën 25.05.2023 rreth orës 05:50 në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë saktësisht tek penda e Livoçit të epërm njësiti i komunikacionit rrugor Gjilan ka pranuar informacion për një vetë aksident trafiku me lëndime”, konfirmon zëdhënës i Policisë së Gjilanit, Valon Osmani.
LEXO EDHE: U vetaksidentua tek Brana e Livoçit, zjarrfikësit shpëtojnë një grua
Ai thekson se “Nga hetimet e para dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore (femër kosovare) duke mos përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës në kthesë, del jashtë rrugës, godet një automjet tjetër i cili ishte i parkuar dhe përfundon në ujin e pendës. Në këtë rast përpos dëmeve materiale në dy automjetet, lëndime trupore pëson vozitësja e lartcekur e cila pas trajtimit në qendrën emergjente është liruar për në shtëpi”.
Automjeti me ndihmën e zjarrfikësve dhe kompanisë për tërheqje është tërhequr.
Rrethanat e aksidentit po hetohen nga polic hetues të aksidenteve të komunikacionit rrugor. / Gazeta Enigma.