Ferizaj: Arrestohet i kërkuari për gjashtë vepra penale

Ferizaj: Arrestohet i kërkuari për gjashtë vepra penale

Një person që ishte në kërkim policor është arrestuar dje në rrugën “Zenun Beqa” në Ferizaj.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Sh.B. i moshës 40-vjeçare dyshohej për gjashtë vepra penale, tri raste posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një rast sulmi, një rast kanosje dhe një rast grabitje.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme gjyqësore. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.

Related Articles