Çmimet e biletave për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës që zhvillohet ndërmjet Gjilanit e Prishtinës kanë ndryshuar, raporton Gazeta Enigma.
Burime të Enigmës bëjnë me dije se çmimi i biletave në jug dhe veri do të jenë nga 2 euro, në lindje ato do të kushtojnë 3 euro, ndërsa në perëndim do të kushtojnë 5 euro.
Gjilani dhe Prishtina takohen me 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për finalen e Kupës së Kosovës. Takimi fillon në ora 18:00./GAZETA ENIGMA/