Arsenali po përgatit 14 largime ose të paktën kështu raportojnë mediet angleze, ku ndër të tjera theksojnë se ky numër lojtarësh do të nxirren në shitje për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.
Mikel Arteta ka nisur punën për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe për këtë arsye nga të ardhurat që do të grumbullohen nga shitjet e planifikuara, pritet që të bëhen të paktën tetë afrime të reja.
Në krye të listës për t’u larguar është Nicolas Pepe, i paguar 80 milionë euro në vitin 2019 (shpenzime rekord për Arsenalin) dhe që aktualisht ndodhet në huazim te Nice.