Pas konfiskimit të 30 kilogramëve marihuanë, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Gazeta Enigma.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Facebook, Sveçla u zotua se do t’a ndalë trafikimin e të gjitha llojeve të narkkotikëve, dhe sipas tij kjo do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar.
“Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”. Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale”, ka shkruar Sveçla.
Ndërsa mbrëmjen e së hënës Policia e Kosovës në pikën kufitare Vërmicë ka arrestuar një person pasi që në veturën e tij kanë gjetur një sasi të marihuanës.
I arrestuari F.M i (1981) është kapur pasi që vinte nga Shqipëria me një veturë të tipit “Fiat Croma”.