Ministri Vitia tregon se deri në fund të vitit pritet të sigurohen dy milionë vaksina anti COVID

Ministri Vitia tregon se deri në fund të vitit pritet të sigurohen dy milionë vaksina anti COVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi në Kuvend ka thënë se deri në fund të vitit pritet të vijnë deri në dy milionë vaksina, raporton Gazeta Enigma.

“Së fundmi ka arritur edhe kontingjenti tjetër i vaksinave. Deri tani kanë arritur 178 mijë vaksina dhe ne do të kemi doza të tjera ditëve në vijim”, shtoi ai. Vaksinimi po hyn në një fazë të re. Siç jeni të informuar, gjatë kësaj kohe është me rëndësi të përmendet që janë siguruar edhe 1 milion e 200 mijë e bashkë me dozat e krijuara, deri në fund të vitit do të kemi deri 2 milion vaksina. Do të ketë edhe përpjekje për sigurimin të edhe më shumë vaksinave”, tha Vitia para deputetëve.

I njëjti ka folur edhe për menaxhimin me COVID-19 në Kosovë, duke thënë se situata është përmirësuar dukshëm.

“Situata me epideminë është përmirësuar ndjeshëm, paraqitet e qëndrueshme, janë ulur rastet me 70% ndërsa numri i rasteve në ditë është 40”, ka thënë Vitia.

Vitia tha se me ardhjen e tij në krye të këtij dikasteri, në javën e parë të punës kanë pranuar kontingjentin e parë me vaksina.

Megjithatë, ministri është ankuar se nga Qeveria Hoti nuk kanë pranuar kontakt me prodhuesit e vaksinave në momentin kur kanë marrë detyrën, e as marrëveshjen e konfidencialitetit.

“Sa i përket vaksinimit, në momentin e ardhjes time në detyrë, plani për vaksinim veçse ka ekzistuar dhe ne brenda javës kemi pranuar kontingjentin e parë të vaksinave nga COVAX. Ndërsa, sa i përket furnizimit me vaksina, neve nuk na u është ofruar ndonjë kontakt me prodhuesit, ne i kemi vënë kontaktet dhe tashmë e kemi nënshkruar një kontratë. Neve nuk na u është ofruar as marrëveshja e konfidencialitetit, ato na u është dashur t’i sigurojmë nga prodhuesi”, tha ai.

Related Articles