Futbollisti i Ajaxit, Steven Berghuis është dënuar nga klubi, pasi ka goditur një tifoz të skuadrës kundërshtare të dielën pas ndeshjes me Tëente.
Ajax humbi 2:1 dhe do të luajë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm, ndërsa Berghuis grushtoi një tifoz jashtë stadiumit, i cili dyshohet se abuzoi në mënyrë racore shokun e tij të skuadrës Brian Brobby.
Steven reagoi në mënyrë të gabuar. Ai menjëherë informoi John Hayting dhe menjëherë kërkoi falje. Ai foli me të gjithë, ata donin të dëgjonin anën e tij të historisë dhe përfundimi është se ai kishte gabuar. Ajax nuk justifikon skena të tilla dhe ai u ndëshkua”, bëri të ditur klubi, njoftojnë mediat holandeze.
Ndërkohë për publikun është bërë e ditur vetë futbollisti.
“Më vjen keq. Nuk duhej të kisha reaguar kështu. Pas çdo ndeshjeje jashtë fushe na abuzojnë vazhdimisht me sharje. Ata e bëjnë këtë edhe kur ne gjejmë kohë për fansat që duan një autograf. Jam mësuar me të, por njerëzit mendojnë se mund të bërtasin çfarë të duan. Përgjigja ime nuk zgjidhi asgjë. E di mirë këtë dhe nuk ka asnjë justifikim sepse në fund të fundit jam lojtar i Ajaxit”, tha Berghuis.