Momenti kur persona të maskuar i shtyjnë gazetarët në Leposaviq

Momenti kur persona të maskuar i shtyjnë gazetarët në Leposaviq

Disa persona të maskuar në mesin e protestuesve në Leposaviq kanë penguar punën e gazetarëve.

Në pamje e Kallxo.com, shihen persona të maskuar të cilët shtyjnë gazetarët duke i penguar ata që të kryejnë punën e tyre.

Ekipi i Kallxo.com ishte në transmetim direkt, kur disa protestues të maskuar fillojnë t’i shtyjnë gazetaren Adelina Ahmeti dhe kameramanin Jetmir Hoxha dhe gazetarët e kamermanët e tjerë të pranishëm.

Përveç shtyrjes, gazetarët janë gjuajtur me vezë dhe gjësende të tjera nga protestuesit.

Për shkak të kësaj situatë, gazetarët tani janë larguar disa metra larg komunës, në pamundësi për të raportuar nga vendi i ngjarjes.

Related Articles