Igor Tudor është largua nga Marseille vetëm pas një sezoni, ku ai zuri vendin e tretë në Ligue 1.
Ai në Ligën e Kampionëve u eliminua në fazën e grupeve, ndërsa edhe në Kupën e Francës pasi eliminoi në mënyrë sensacionale PSG-në dhe humbi nga ekipi i Ligue 2, Annecy.
Kohët e fundit mediat italiane e kanë lidhur më së shpeshti me Juventusin, por edhe Atalanta po punon që ta kthejë Tudorin në Itali, shkruan gazetari Nicolo Schira.
Tudor ka një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtorin sportiv të Atalantas, Tony D’Amico, me të cilin dikur ka punuar me sukses në atë klub.
Nuk dihet ende nëse Gian Piero Gasperini do të qëndrojë në bankinën e Atalantas, të cilën e drejton që nga 14 qershori 2016.
Kontrata e Gasperinit skadon në verën e vitit 2024, por ai mund të pensionohet tashmë këtë sezon.
Atëherë Tudor do të bëhej kandidati i parë për të marrë përsipër skuadrën që aktualisht po lufton për të shkuar në Evropë./