Manchester City fiton FA Cup, një fitore larg tripletës

Manchester City fiton FA Cup, një fitore larg tripletës

Pasi u shpallën kampion në Premier League, Manchester City sot fitoi edhe trofeun më të vjetër në futboll, FA Cup. City mposhti rivalin e qytetit, Manchester United, për tu stolisur me trofeun e çmuar.

Me një rezultat, 2:1, Ilkay Gundogan shkëlqeu në fitoren e “qytetarëve”. Mesfushori gjerman shënoi të dy golat në fitoren e Cityt.

Fillimisht Gundogan hyri në histori duke shënuar golin më të shpejtë në një finale të Kupës FA. Ai realizoi vetëm 13 sekonda pas fillimit të takimit, teksa vulosi rezultatin në minutën e 51-të të ndeshjes.

Për Manchester United shënoi Bruno Fernandes, por goli i tij nga penalltia nuk mjaftoi për fitoren e “djajve të kuq”.

Manchester City ndodhet në finale të Ligës së Kampionëve dhe një fitore eventuale ndaj Interit do ti sillte atyre tripletën e famshme.

Skuadra e Manchester United është skuadra e vetme në Angli që ka arritur të fitojë kampionatin, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve. Ata e arritën këtë triumf gjatë sezonit 98/99 nën udhëheqjen e të madhit Alex Ferguson.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll.

Related Articles